English

Rama: qeveria në ikje duhet të ndalojë shpenzimin e mëtejshëm të parave të popullit

Për herë të parë pas fitores në zgjedhje, Partia Socialiste ka zhvilluar mbledhjen e grupit parlamentar.

Edi Rama është shprehur se tashmë është përmbyllur kapitulli i fitores dhe nis kapitulli i mirëqeverisjes.

“Në 23 qershor shqiptarët na dhanë së bashku me aletatin tonë strategjik LSI mandat të rëndë sa një mal. Për tani duhet të mbyllim kapitullin e gëzueshëm dhe të hapim kapitullin e mirëqeverisjes në një vend ku realiteti s`ka asgjë të gëzueshme. Ne nuk jemi më në opozitë, këta dy muaj të tranzicionit kanë rëndësi themelore për mandatin e ri qeverisës” tha Rama.

Kreu i PS-së deklaroi se qeveria në ikje duhet të ndalojë shpenzimin e mëtejshëm të parave të popullit shqiptar.

"Ndal vendimeve mbi pasurinë kombëtare. Ne nuk do të bëjmë sehir duke parë se si e drejta vritet dhe sakatohet", tha Rama.

Duke folur për krijimin e Qeverisë së re, Rama theksoi se qeverisja do të realizohet me LSI-në dhe aleatët.

"Jemi ribashkuar me zotimin solemn për të mos përsëritur gabimet e të shkuarës. Kemi bërë një fushatë të ndarë dhe kemi fituar të bashkuar me një rezultat të thelle. Ne jemi dy parti, por një forcë e vetme qeverisës. Procesi i formimit të qeverisë nuk ka mbërritur ende tek emrat dhe ndarjet e ministrive", tha Rama.

KOMENTE