English

Vdes 34 vjeçari nga diagnostikimi i gabuar

34 vjeçari ka humbur jetën e tij për shkak të një diagnostikimi jo të saktë nga stafi mjekësor.

Chris Buckley, u zbulua se kishte një tumorr në madhësinë e një topi tenisi në trurin e tij.
Ai shkoi në një qendër mjekësore vetëm kur pa se nuk mund të përdorte dorën e tij.

Ndërsa më parë ai ishte vizituar te e njëjta qendër mjekësore pasi kishte vënë re se nuk mbante mend disa fjalë dhe fliste jo qartë.

Tre mjekët që e kanë diagnostikuar jo saktë (me depresion mendor) janë hetuar, pasi babai i Chris, Malcolm, shkoi në Këshillin e përgjithshëm mjekësor të raportojë se çfarë kishte ndodhur, por ata nuk do të përballen me veprime pasi ekspertët e pavarur dhanë verdikte kontradiktore mbi standardin e kujdesit të Z. Buckley.
Edhe pse u transportua në spitalin Queens, Romford, Britani pas dy vitesh terapi ai ishte në gjendje të fliste dhe pothuajse normal në të bërin e gjërave në jetën e përditshme, madje ai dhe u martua dhe pati një djalë.
Por krizat e tij u shfaqën 2 vjet më vonë dhe ai vdiq në 2 maj të këtij viti.

KOMENTE