English

E kaluam provimin e zgjedhjeve apo mbetëm në vjeshtë?

Afrim Krasniqi - Ishin zgjedhjet me te mira! Krenar per standardet! Keshtu u tha nga qeveria dhe opozita ato ore e dite kur ne Tirane ende ndodheshin vezhguesit nderkombetare. Festa mbaroi, ta huajt u larguan dhe tani palet po plotesojne dosjen e zgjedhjeve. Qeveria ne 12 raste publike paradoksalisht akuzon se iu vodhen votat! Si me 2005 qeveria qe humbi! Nje minister akuzon partnerin 4 vjecar ne qeveri se ka blere vota masive, nje tjeter akuzon blerje votash ne Diber, nje tjeter ne Shkoder, nje tjeter ne Korce dhe nje tjeter ne Gjirokaster. Pala fituese me krenari thote se organizoi 60 mije emigrante te udhetonin falas dhe te votonin pro sigles se tyre. Nje vezhgues i saj thote se ne Rrogozhine PD dhe PS rane dakord qe secila te administroje, pra te marre votat e aleateve politike. Dhe ai thote se keshtu u be. Dhe jo vetem aty. Kush nuk ka komisionere eshte si nje ushtri qe shkon ne lufte pa arme dhe me premtimin ta fitoje luften!

Te njejten akuze permend nje kryetar partie akoma ne qeveri per numerimin ne Kamez apo Paskuqan e Laprake. LSI thote se u vodh nje mandat ne Kukes e Fier dhe kerkon rinumerim. KQZ vendos qe nje mandat ne Lezhe ti kaloje opozites se re sepse ka pasur manipulim ne rezultate. Nje deputet fitues ankohet se ne Peqin e Elbasan u blene masivisht vota e komisioreve nga nje kandidat i nje partie te vogel. Ne mbi 60 qendra votimi ne rrethinat e Tiranes dhe Kavaje vijne me 0 vota per nje parti te trete, e cila aty kishte te pakten nje vezhgues, pra te pakten nje votues. Ligji ndalon fotografimin e votes por kete e beri i pari vetem mbrojtesi i ligjit, ministri i brendshem. Misioni vezhgues raporton se shumica e votimit te periferise ishte votim familjar. Media nderkombetare thote se nje vote ne Shkoder, Vlore, Fier apo Lezhe u ble me 200 euro. Ne Kamez nje kandidat perdori librat fetare dhe parate per te fituar mandat. Institucionet fetare denoncuan blerjen e shitjen e votes, te pakten kater denoncime u bene ne polici e prokurori per blerje te kartave te identitetit, madje njeri edhe per mosdhenien ende te parave per voten. Kush hetohej nga drejtesia jone apo partnere nderkombetare e gjeti zgjidhjen: u be deputet me 5-6 mije vota brenda koalicioneve politike dhe ne emer te ca partive formale politike. Shumica e partive nuk bene thirrje per denoncimin e blerjes se votes, por u bene thirrje zgjedhesve: merrni parate e tjetrit por votoni per mua!! Etj, etj, etj, etj!

Kur degjon e lexon kaq shume raste pyetja 1 milion eshte: Ishin apo nuk ishin zgjedhje standarde? E kaluam provimin e zgjedhjeve apo mbetem ne vjeshte? A bene rotacion politik qytetaret apo biznesmenet klientelist te pushtetit? Sa do ndikoje kjo ne qeverisjen e neserme? A do jete mazhoranca dhe opozita e re peng i pagesave informale dhe pjese e pazarit dhe tregut te mandateve parlamentare? A mund te flitet ende per programe, per parti, per kandidate, per demokraci perfaqesuese dhe sovranitet qytetar? Cfare ndodhi me 23 qershor: zgjodhem tempullin e ri të demokracise apo dhomen e re te tregtise dhe shoqaten e lojrave te fatit? Ndryshuam sistemin korruptiv apo vetem ca emra personash ne krye te tij? A nuk po bejme llogari qe ata qe fituan me keto mekanizma votimi te na behen ministra e vendimmarres ne mazhorancen dhe opoziten e re? Dhe mbi te gjitha, pse askush (mazhoranca e re dhe opozita e re) nuk flet per nevojen e ndryshimit te thelle, te menjehershem, te plote, cilesor dhe afatgjate te ketij sistemi deformues zgjedhor e politik?

KOMENTE