Tashmë përveç kirurgjisë estetike te njerëzit një zhvillim të madh ka marrë dhe kirurgjia estetike te kafshët kryesisht qentë që mbahen në shtëpi.
Pronarët e tyre shpenzojnë për estetikën e qenve të tyre shuma 10 000 euro e lart duke ndërhyrë në fytyrën e tyre, bark, dhëmbë dhe pjesë të tjera që mendojnë se duhen ndryshuar.
Madje ka mjaft pronarë që kanë ndërhyrë deri në vendosjen e silikonit në testikujt e tyre për ti rritur "vetbesimin" qenve të tyre.
Fotot ne krah tregojnë disa nga operacionet estetike të tyre.