English

12 shqiptarë bien në prangat e policisë italiane. Kërkohet Emiljano Spahiu

Policia e Barit, në Itali ka shkatërruar një bandë droge ku mes tyre ka arrestuar dhe 12 shqiptarë ndërkohë janë në kërkim të kreut të tyre Emiljano Spahiu 35 vjeç.

Në portin e Barit, policia ka sekuestruar 17 kg heroinë dhe 2.5 kg kokainë. Bëhet Policia njofton se droga ishte nga Shqipëria, kalonte në Petra të Greqisë dhe destiancioni i fundit i saj ishte qyteti i Barit.

Të 12 personat që dyshohen si trafikantë droge operonin në qytete të ndryshme italiane, ndërsa 4 të tjerë janë ende në kërkim. Banda ilegale e drogës, përfshinë edhe 4 shtetas italianë, të arrestuar javën që kaloi, Mauro Todisco dhe Alessandro Pace.
Hetimi i këtij rrjeti kishte nisur që në vitin 2010.

KOMENTE