Në rrethane ende misterioze në qytetin e Fierit është plagosur vajza 26 vjeçare me inicialet S.K., duke u qëlluar me armë zjarri, ndërsa ndodhej në lagjen “Kastrioti”.
Autori menjëherë u largua nga vendi i ngjarjes por s'kaloi shumë kohë dhe ai u identifikua nga uniformat blu të lilat janë vënë në ndjekje të tij.
26-vjeçarja, nga ana tjetër, është dërguar menjëherë në spital. Ajo u ndihmua nga kalimtarë të rastit dhe tashmë ndodhet e shtruar në spital, ku është në gjendje të rëndë.