Me date 09.07.2013, nga Komisariati i Policise Mallakaster, pas informacioneve te marra ne rruge operative dhe punes se bere ne lufte kunder kultivimit te bimeve narkotike u be i mundur arrestimi ne flagrance i shtetasit Ladi Fejzo, vjec 39, banues ne Lapulec Mallakaster.
Arrestimi i tij u be per vepren penale “Kultivimit te bimeve narkotike” parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal, pasi me daten 09.07.2013, rreth ores 10.00, ne tokat ne pronesi te tij ne fshatin Lapulec jane gjetur dy parcela te mbjella me bime te ngjajshme me ato te bimes narkotike Kanabis Sativa, gjithsej 185 rrenj.
Materialet do ti kalojne Prokurorise Rrethit Gjyqesor Fier per veprime te metejshme.
Po atë ditë në Vlorë në vijimësi të operacioneve ndërkombëtare shumë të suksesshme të Strukturave të Drejtorisë së Policisë Qarku Vlorë, ditën e sotme në kuadër të një superoperacioni policor antidrogë të agjensive Italiane të zbatimit të ligjit, është bërë ekzekutimi i mandat-arrestit ndërkombëtar në ngarkim të shtetasit:
Sokol Novruz Shytaj, vjec 29, banues në qytetin e Orikumit.
Arrestimi i këtij shtetasi u krye në orët e para të mëngjesit të sotëm në të njëjtën kohë me arrestime të tjera të kryera në itali. Gjykata e Romës në ngarkim të këtij shtetasi ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” me qëllim ekstradimin dhe gjykimin e këtij shtetasi në Itali pasi dyshohet për “Trafikim narkotikësh”.
Ky shtetas dyshohet të jetë pjesë e një rrjeti të gjerë organizatash kriminale të narkotrafikut në Itali.
Vetëm gjatë vitit 2012 e deri më tani nga strukturat e Drejtorisë së Policisë Qarku Vlorë janë organizuar mbi 30 operacione policore ndërkombëtare për arrestimin e personave të kërkuar nga Interpol, apo për hetime të përbashkëta për persona me rrezikshmëri të lartë kriminale si të dyshuar për “Pjesëmarrje në organizata kriminale”, “Vrasje”, “Shfrytëzim prostitucioni”, “Trafikim Narkotikësh” etj.