Goditet me gërshërë në fytyrë por përsëri i mbijeton vdekjes. Nëna e inatosur me foshnjën e saj ka goditur rreth 90 herë me gërshërë, në fytyrë dhe trup.
I mituri Xiao Bao u gjet i mbuluar nga gjaku para një jave nga xhaxhai i tij, në Xuzhoi, krahna e Jiangsusë.
Në gjendje shoku, xhaxhai shoqëroi me urgjencë foshnjën në spital, kur pati nevojë për një ndërhyrje urgjente dhe mbi 100 qepje në të gjithë trupin.
Sipas mediave kineze, e alarmuar nga ngjarja makabër, policia nisi një hetim të menjëhershëm, e duke qenë se foshnja ishte gjetur i vetëm në shtëpi, në fillim u besua se kjo mund të kishte qenë vepër e ndonjë hajduti që mund të kishte hyrë në banesë dhe që mund të ishte alarmuar nga të qarat e fëmijës.
Megjithatë, në mënyrë të pa besueshme, mbi gërshërët që ishin përdorur si armë krimi u gjetën gjurmët e gishtërinjve të nënës së fëmijës.
E vendosur në arrest, nëna rrëfeu në një komisariat policie se kishte masakruar të birin si ndëshkim, pasi ndërsa ishte duke e ushqyer me gji, ai e kishte kafshuar me dhëmbët e porsadalë.
Shpjegimi absurd ka bërë që të mblidhet një komision ekspertësh të psikiatrisë, ndërsa paradoksalisht, të afërmit tashmë shpresojnë që të vërtetohet se gruaja është e sëmurë mendërisht, pasi ndryshe askush nuk mund të kuptojë sjelljen mizore të saj ndaj të birit.