Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë, ku një burrë vrau me thikë të ish-të shoqen e tij, duke e lënë të vdekur në vend.
Nëna e dy fëmijëve, Valbona Çarçani, 46 vjeçe u vra me thikë nga ish-bashkëshorti rrugës duke u kthyer për në shtëpinë ku jetonte me qira pas divorcit së bashku me vajzat.
Dëshmitarët raportuan se Valbona ka kërkuar ndihmë por askush nuk ka ndërhyrë për t'i shpëtuar jetën. Ish-bashkeshorti, Genc Çarcani, 47 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë mësohet të jeta larguar fare i qete nga vendngjarja, ndërkohe që arrestimi i tij ka qenë i menjëhershëm.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka mundur të arrestojë bashkëshortin e viktimës. Ndërkohë, trupi i Valbona Çarçanit pritet të dërgohet në morgun e spitalit të Tiranës.
Sipas dëshmive, mësohet se çifti Çarçani jetonte në Udine të Italisë dhe para pak kohësh ishte kthyer në Shqipëri. Dëshmitarët thonë se pati një grindje mes tyre që në banesën ku jetonin për motive xhelozie me qita dhe më pas zënka vijoi edhe në rrugë.
Çifti Çarçani kishte dy vajza të rritura 20 dhe 18-vjeç të cilat kanë lindur në Itali, pasi ato ishin emigrantë atje prej disa kohësh. Nga hetimet paraprakë mësohet se çifti ishin divorcuar para dy viteve pas 24 vitesh martesë.
46-vjecarja është takuar më bashkëshortin e saj në fillim të rrugës “Tefta Tashko” dhe kanë zbritur bashkë nga shkolla “Ismail Qemali” në drejtim të ATSH. Pasi, kanë ecur për disa minuta bashke ato janë zënë më fjalë dhe më pas konflikti ka degjeneruar në përplasje fizike dhe më pas në vrasjen e Valbonës.
Nga hetimet paraprake mësohet se shkak i krimit të rëndë ka qenë xhelozia. Genci Çarçani, dyshonte se bashkëshortja e tij e tradhtonte dhe dyshimet dhe xhelozia e tepruar e ka shtyrë atë të ndërmarrë aktin e rëndë të vrasjes.
Burime policore bëjnë me dije se arma e krimit ishte një thikë e modifikuar. Kjo tregon se autori ka qenë më së mirë i përgatitur për objektivin final, vrasjen e bashkëshortes.