English

Edmond Dervishi, ekzekutohet me breshëri plumbash në Tiranë

Ekzekutohet me armë zjarri një person në kryeqytet. Ngjarja e rëndë është regjistruar rreth orës 21:55 minuta të mbrëmjes së sotme në afërsi të shkollës “Partizani”, ku shtetasi Edmond Dervishi 50 vjec është qëlluar me 8 plumba pistolete në hyrje të pallatit ku ai banonte, duke gjetur dhe vdekjen e menjëhershme.

Ende nuk dihen shkaqet e vrasjes, ndërsa autorët janë larguar menjëherë në drejtim të paditur. Menjëherë kanë dalë jashtë edhe familjarët e viktimës, gruaja dhe prindërit e tij, të cilat janë shokuar nga ngjarja tragjike e familjarit të tyre.

Nga hetimet paraprake është zbuluar se para disa vjetësh, është ekzekutuar edhe vëllai i 50-vjeçarit.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve, që dyshohet se janë tre persona që së bashku kryen aktin e vrasjes.

KOMENTE