English

Edmond Prifti, viktimë e 20 milion lekëve

Shfaqen maskat grabitëse përsëri në qytetin e Beratit. Ditën e djeshme, në mëngjes herët ato kanë vjedhur 20 milionë lekë të reja në një banesë në Urën Vjgurore në qarkun e Beratit.

Edmond Prifti ishte viktima e këtyre maskave i cili ka njoftuar policinë menjëherë e cila me të mbërritur nisi procedurën verifikuese.

Nga dëshmia e pronarit të banesës dyshohet se kanë qenë 4 persona që kanë hyrë të maskuar në banesë dhe kanë grabitur me dhunë sasinë e parave.

Policia ka shoqëruar disa persona si të dyshuar për ngjarjen, ndërsa po në polici ndodhet dhe pronari i banesës që do të ndihmojë për identifikimin e autorëve.

Edmond Prifti ishte pronar i një karburanti dhe paratë i mbante në banesë për arsye biznesi.

KOMENTE