English

Hoxhaj uron homologun Fabius për Ditën Kombëtare Franceze

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, përmes një telegrami i ka uruar homologut francez, Laurent Fabius, 14 korrikun, Ditën Kombëtare Franceze, e njohur ndryshe si Dita e Bastijës.

Në letër, ministri Hoxhaj thekson rëndësinë e madhe që ka për Francën dhe tërë historinë botërore kjo datë historike, e cila shënon lindjen e vlerave të reja të njerëzimit duke promovuar Lirinë, Barazinë dhe Vëllazërinë.

Ministri i Jashtëm i Kosovës në letër po ashtu thekson se Republika e Kosovës dhe Republika e Francës gëzojnë marrëdhënie shumë të mira.

“Franca e ka përkrahur Kosovën në të gjitha fazat, që nga fitimi i pavarësisë deri në bërjen shtet solid dhe funksional. Padyshim, ne llogarisim në bashkëpunim të mëtutjeshëm pasi që kemi hyrë në një fazë të re të integrimeve në Bashkimin Evropian”, thotë Hoxhaj, duke i uruar popullit francez festime të gëzuara me paqe dhe prosperitet në vitet në vijim.

Ministri Hoxhaj ka shprehur mirënjohjen e Qeverisë dhe popullit të Kosovës për mbështetjen e madhe të shtetit francez në procesin e konsolidimit shtetëror ndërkombëtar, procesin e integrimeve euroatlantike, sigurimin e njohjeve ndërkombëtare dhe anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

KOMENTE