English

Shprehitë e këqija kanë efekt kancerogjen te pasardhësit

Shprehitë e këqija kanë efekt kancerogjen te pasardhësit

Shkencëtarët amerikanë kanë zbuluar se ndikimet negative në spermë, të shkaktuara nga papastërtia e ambientit ose shprehitë e pashëndetshme, siç është pirja e duhanit ose konsumimi i tepërt i alkoolit, mund të trashëgohen në shumë gjenerata.
Është zbuluar se roli i babait ka ndikim më të madh në shëndetin e fëmijës së tij, sesa është menduar deri tani. Për këtë arsye meshkujt duhet kenë kujdes të madh, sepse shprehitë e këqija nuk i dëmtojnë vetëm ata, por edhe pasardhësit e tyre.
Studimet mbi spermën e minjve (nga Shoqata Amerikane për Përparimin e Shkencës -AAAS), kanë treguar se veprimi i substancave të dëmshme kimike ndikon së paku në katër gjenerata pasuese të minjve. Gjatë testimit është përdorur substanca antimikotike, vinclozolin, e cila çrregullon funksioni e hormoneve te gjitarët. Kjo substancë ka ndikuar në gjenet e spermës së minjve, ndërsa lidhet ngushtë edhe me kancerin e prostatës.

Edhe pse është përdorur substancë e caktuar kimike dhe për eksperiment janë përdorur minjtë, shkencëtarët mendojnë se e njëjta gjë ndodh edhe te njerëzit. Edhe alkooli edhe nikotina gjejnë rrugën e tyre drejt spermës dhe sasia e tepruar e tyre ndryshon ADN e spermës.
Të rinjve u këshillohet të jenë të kujdesshëm dhe të bëjnë një jetë sa më të shëndetshme, sepse ajo që mund t’ua trashëgojnë pasardhësve të tyre është më së shpeshti kancerogjene.

KOMENTE