Pasditen e djeshme një tjetër aksident ka ndodhur në aksin rrugor Bulqizë-Peshkopi.
Mjeti me targa “AA 592 FZ” humbi kontrollin nga shpejtësia dhe goditi fëmijën me inicialet D.L.
Për shkak të plagëve shumë të rënda në kokë fëmija u dërgua me helikopter në Spitalin Ushtarak, ku ndodhet ende për mjekim. Ndërkohë mësohet se policia ka shoqëruar ne komisariat drejtuesin e automjetit.