English

Burgim të përjetshëm Ilir Xhakjas. Akuzohet për vrasjen e kryekomisarit, Adem Tahiraj

Gjykata i ka dhënë masën burgim të përjetshëm Ilir Xhakjas, i cili akuzohet për vrasjen e kryekomisarit, Adem Tahiraj.

Prokuroria e akuzon Xhaken për vrasje me dashje në rrethana cilësuese, plagosje me dashje të një shtetase, për kundërshtim të një punonjësi të policisë, dhe armëmbajtje pa leje.

Sipas prokurorit të çështjes, Xhakja e ka kryer krimin me gjakftohtësi, ndërsa ishte në dijeni për postin e lartë drejtues në polici, të kryekomisarit Tahiraj. Këtë gjë e përforcon edhe fakti që komisari mbante uniformë veshur si edhe makinat e policisë që e shoqëronin ditën e krimit.

Ndërkohë trupi gjykues ka vendosur që seanca e radhës të zhvillohet më 24 korrik ku do të paraqesë argumentat e saj pala mbrojtëse.
Ish-kreu i komisariatit të Shijakut, Adem Tahiraj, u ekzekutua më 13 Shtator, në fshatin Katund Sukth ndërsa për vrasjen e tij është akuzuar Ilir Xhakja.

KOMENTE