English

Mjekësia seksuale arrin në termografi.Telekamer me rreze infra të kuqe qe mat ngjyrën e trupit

Për të parën herë, mjekësia seksuale arrin në termografi, duke u bazuar nga një telekamerë me infra të kuqe e cila shërben për të vështruar dhe matur ngjyrën e trupit. Meshkuj dhe femra kanë parë një film pornografik dhe për të gjithë eksitimi ka nisur pas 30 minutash.

Sjellja

Shpesh mashkulli sforcohet për t’u dukur ai që nuk është: Një joshës i zoti që di të kuptojë një femër zgjedh gjithmonë restorantin ku duhet ta çojë dhe një shpjegim të besueshëm për arsyen që e konsideron unike femrën që ka në krah. I njëjti mashkull mund të pësonte një tronditje nëse zbulonte me vërtetësi shkencore se për të arritur një natë seksi dhe për të ndjerë eksitimin më të madh të jetës së tij seksuale duhet të linte mënjanë lojërat e fjalëve dhe të “dilte menjëherë në temë”.

Përfundime të papritura

Sipas profesorit të Universitetit të Montreal, Irv Binik, zbulimi i tij hedh poshtë idenë se femra ka nevojë për më shumë kohë që të arrijë eksitimin. “Ka qenë e gabuar bindja se femra arrin më ngadalë se mashkulli eksitimin seksual dhe se ka nevojë për më shumë “nxehje paraprake, në ndryshim nga mashkulli”, shprehet ai. Psikologu ka menduar të masë për të parën herë një kërkim të këtij lloji për eksitimin seksual me ndihmën e termografisë, pra një telekamere me infra të kuqe që shërben për të matur mënyrën jo të dhunshme, ngjyrën e “nxjerrë” nga trupi.

Nga “Mister Bean” në porno

Me ndihmën e një grupi kërkuesish nën drejtimin e Tulli Kukkonen janë marrë të dhënat e 28 meshkujve dhe 30 femrave (të zhveshur nga mesi e poshtë), të cilëve gjatë “shqyrtimit” me filmime të llojeve shumë të ndryshme u është matur temperatura e zonës gjenitale, në sajë të një telekamere e cila e vëren në një distancë me të paktën 1 gradë dhe e dërgon më pas në kompjuter për analiza krahasuese. Matja e parë për të përcaktuar temperaturën e zonës gjenitale është vendosur ndërkohë që individët shihnin filma pa karakter erotik. Më vonë matja është përsëritur me filma me tmerr, më pas personat kanë ndjekur seritë e telefilmit komik Mr. Bean për të përfunduar me filma pornografikë.

Syve të veçanta

Individët e përfshirë në test i shinin teksa kalonin imazhet nëpërmjet syzeve të errëta, të cilat pengonin vështrimin e ambientit rrethues për të shmangur shpërqendrimet. Kompjuteri ka regjistruar rritje të temperaturës së zonës gjenitale në një nivel mesatar të dy gradëve menjëherë pas imazheve të qarta të seksit.
E dhëna më e rëndësishme është se si femrat dhe meshkujt, duke lënë mënjanë çdo lloj romantizmi, kanë treguar shenjat e para të eksitimit seksual 30 sekonda pas fillimit të filmit pornografik.

Diferenca e vetme

E vetmja diferencë ishte ajo e kohës së nevojshme për të arritur eksitimin maksimal: Meshkujve u është dashur 666,6 sekonda, pra pothuajse 10 minuta, ndërsa femrave 743, pra pothuajse 12 minuta, një diferencë kohore e konsideruar e kalueshme. “Duke vënë përballë eksitimin seksual mes meshkujve dhe femrave shohim se ka një diferencë në sasinë e kohës që kërkojnë femrat dhe meshkujt ne moshë të re për të arritur orgazmën”, shprehet Binik dhe shton “në cilindo eksperiment për eksitimin seksual i kryer në laborator ka një lloj ndryshimi, por në krahasim me teknikat e së kaluarës, ky eksperiment është në pjesën minimale aq më tepër që matjet janë kryer si për meshkujt dhe për femrat, në të njëjtën kohë dhe vend”. Ajo çfarë është e rëndësishme të theksohet është se të dhënat përfundimtare janë pothuajse të njëjta.

KOMENTE