English

Obeziteti, një shkaktar i osteoporozës

Obeziteti mund të jetë një faktor rreziku për sëmundjen e osteoporozës, brishtësinë e kockave, sugjeron një studim.

Hulumtuesit amerikanë kanë zbuluar se disa njerëz të cilët janë mbipeshë kanë fshehur yndyrë brenda në kockat e tyre që mund ti bëjnë ato të dobëta dhe të prirura për thyerje.

Ekipi i Harvard Medical School në Boston bëri skanimet trupore te mbi 106 burra ve dhe grave të dhjamosur, por të shëndetshëm.

Gjetjet janë publikuar në revistën e Radiologjisë.

Scaneri zbuloi se disa njerëz mbajnë yndyrë në vende të fshehta si mëlçi, muskuj, palcën e kockave si dhe në bark apo kofshë.

Dr Miriam Bredella, që kreu studimin, thotë se njerëzit në formë molle që bartin peshë rreth belit të tyre mund të jenë në rrezik shumë të madh.

Palca e eshtrave është vendi ku qelizat janë përgjegjëse për formimin e kockave të reja - Leukocitet osteoblaste - jetojnë atje.

Dr Bredella arsyeton se në qoftë se sa më shumë palcë të jetë marrë nga qelizat e yndyrës, atëherë kjo do të dobësojë kockat.

Ajo tha: "Nëse ju keni një shtyllë kurrizore që është e mbushur me yndyrë, ajo nuk do të jetë aq e fortë.

"Trashja dikur ishte menduar të jetë mbrojtëse kundër humbjes së kockave. Ne kemi gjetur se kjo nuk është e vërtetë."

Duke pasur parasysh se askush prej nesh nuk mund të zgjedhi se ku të vërë peshën, përgjigja e vetme është që të qëndrojnë të hollë, thonë studiuesit.

Pothuajse tre milion njerëz në Britani të Madhe janë vlerësuar të kenë osteoporozë.
Palca e eshtrave me yndyrë është gjetur në nivele më të larta se normalet në njerëzit me osteoporozë.

KOMENTE