Humbni ne peshe dhe do te fitoni para, me sakte qeveria do ju shperbleje me ar.
Kjo eshte nje nisme qe qeveria e Dubait e ka ndermare per shtetasit e vet.
Sfida 30 ditëshe për humbje të kilogramëve është lançuar të premten, dhe koincidon me muajin e shenjtë të Ramazanit, kur besimtarët agjërojnë tërë ditën.
Shumë njerëz hanë tepër ushqim pas iftarit, që mund të shtojë jashtëmase peshën e tyre, shumë më lartë sesa periudhës jashtë Ramazanit.
Garuesit të cilët regjistrohen nga e premtja mund të largohen me nga një gram ari, që në fillim të garës, lajmëroi autoriteti civil i Dubait, si pjesë e nismës “Pesha e juaj në ar”.
Garuesit “në dietë” mund të fitojnë monedha ari që vlejnë 20,000 dirham apo 5,400 dollare.
Pjesëmarrësit duhet të humbin minimum 2 kilogramë, për t’u kualifikuar në këtë garë.