Policia greke ka vrarë një nga të arratisurit e burgut të Trikalas, Marian Kola ndërsa bashëpunëtori i tij, Ilir Kupa ka arritur të shpëtojë sërish.
Kola si dhe shqiptari tjetër Ilir Kupa prej 15 ditësh ishin fshehur në fshatin Vrosina dhe sipas policisë ata po planifikonin të kalonin kufirin për në Shqipëri.
Nga informacionet e pakta të mediave greke thuhet se përplasja mes policisë dhe dy shqiptarëve ka qënë e ashpër pasi dhe këta të fundit ishin të arrmatosur rendë.
Ndërkaq vazhdon operacioni i kërkimit për kapjen e të arratisurit, Ilir Kupa. Me vrasjen e Marian Kolës, bëhen 3 shqiptarë të vrarë nga policia greke, pas Ermir dhe Flamur Likës, të cilët u vranë mbrëmjen e 2 korrikut në një përleshje të ngjashme.
Marian Kola është i skeduar nga policia greke si autori i vrasjes së 25- vjeçares greke Katerina Zogali dhe policit 37 vjecar Jorgo Andritsopulu. 11 të burgosurit, të gjithë shtetas shqiptarë, u arratisën nga burgu i Trikalas, 320 kilometra në veri-perëndim të Athinës, me 23 mars.