English

Ministri i jashtëm grek: Ballkani në prag të rindarjes së kufijve?

Në një takim zyrtarë të zhvilluar në Ankara midis Ministrit të Jashtëm dhe homologut të tij turk, Ahmet Davutoglou, nga goja e Evangjelos Venizelos është deklaruar kjo frazë: “Shkojmë drejt ndryshimit të dhënave gjeografike Greqi – Turqi”!

Është hera e parë që deklarohet hapur diçka e tillë, madje nga pala greke, e cila mund të interpretohet sipas këndvështrimit të çdo analisti të marrëdhënieve ndërkombëtare si një ngjarje shumë e rëndësishme, pasi kjo nënkupton direkt “ndryshim të gjendjes aktuale të gjeografisë në rajonin e Ballkanit, që do të thotë ndryshim kufijsh”, edhe pse Venizelos nuk e përcaktoi se çfarë nënkuptonte kur deklaroi se; “Shkojmë drejt ndryshimit të dhënave gjeografike Greqi – Turqi”!!!

Po në këtë takim, citon alb-observer.com, u përcaktua dhe mbledhja e “Këshillit të Lartë të Bashkëpunimit” midis dy vendeve në fillimin e marrjes së Presidencës së radhës së BE-së.

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Venizelos shoqërohej nga një trup i madh diplomatik të cilët shkëmbyen edhe ata me radhë “projektet” dhe pasqyruan klimën e mirë të marrëdhënieve dypalëshe.

I gjendur para gazetarëve përkrahë Davutoglut, Venizelos deklaroi: “Ndryshojnë të dhënat gjeografike”, dhe theksoi nevojën për një “urë të re”, me rëndësi “jo vetëm ekonomike, por edhe gjeopolitike ndërmjet Greqisë dhe Turqisë”, duke iu referuar gazsjellësit TAP!

Por ajo që ka alarmuar mbarë opinionin grek dhe jo vetëm, është fakti se për herë të parë në historinë moderne greke, nga vetë goja e një zyrtari të lartë të saj, dëgjohet fraza: “Shkojmë drejtë ndryshimit të dhënave gjeografike Greqi – Turqi”.

Nga ana e palës turke, Ministri i Jashtëm i vendit, Ahmet Davutoglou e konsideroi si “shumë të rëndësishme” faktin që Venizelos takimin e tij të parë si ministër i jashtëm realizoi në Turqi.

KOMENTE