English

Sindromi paramenstrual.Nga se shkaktohet, shqetesimet dhe si kurohet

Çfarë është sindromi paramenstrual?
Sindromi paramenstrual është një seri shenjash apo ankesash psikologjike dhe fizike të cilat fillojnë rreth një javë para menstruacionit dhe zgjasin deri në fillimin e tij. Fillojnë shqetësimet që 7-10 ditë përpara menstruacionit dhe me ardhjen e tij pakësohen derisa humbasin. Shqetësimet nganjëherë janë aq të mëdha saqë ndikojnë direkt tek jeta socilae e femrës. Rreth %80 e femrave kanë shqetësime të tilla.


Nga se shkaktohet ky sindrom?
Një rol të rëndësishëm luajnë hormonet seksuale dhe disekuilibrimi mes tyre si p.sh rritja e estr ogjenit dhe pakësimi i progesteronit. Gjithashtu edhe hormone të tjera si prolaktina, hormoni antidiuretik, hormoni I rritje, hormonet e tiroideve, LH dhe FSH, insulina (shakton uljen e sheqerit në gjak) dhe kortizoli luajnë rol.
Mungesa apo disekuilibrimi I vitaminës A, i magneziumit, zinkut dhe vitaminës B6.
Ataku i panikut, depresioni.
Megjithatë duhet theksuar se ende nuk dihet shkaku i vërtetë.

Cilat janë shqetësimet më të shpeshta?
Prej shqetësimeve psikologjike janë depresioni, nervozizmi, lodhja, humbja e dëshirës seksuale, paniku, ankthi, humbja e përqendrimit, të qarët për një gjë më të vogël, të bërtiturit, urrejtje pa arsye, humbje kujtese, mos pëlqimi i vetvetes etj.

Prej shqetësimeve fizike janë dhimbje koke, edema (enjtje) e duarve apo e fytyrës, fryrje të gjirit dhe rritja e ndjeshmësrisë së tyre, fryrje e barkut, rritje e oreksit, rritja në peshë, akneja, rritja e interesit për disa ushqime të veçanta (p.sh çokollatë apo ëmbëlsira), marrje mendsh (vertigo), rrahje të shpeshta të zemrës , konstipacion (kapsllëku), dhimbje muskujsh etj.

Mos të harrojmë se nuk është e thënë se të gjitha këto shqetësime duhet të gjenden në të njëjtën kohë apo të gjitha tek nje femër.
Gjithashtu nëse këto shqetësime zgjasin gjatë gjithë periudhës së menstruacioneve dhe ju nuk qetësoheni me ardhjen e menstruacioneve duhet ta dini se mund të keni një problem tjetër pasi shumica e grave me fillimin e menstruacioneve qetësohen

Si kurohet sindromi paramenstrual?
Përdorimi I ilaçeve p.sh i ilaçeve kontraceptive (që pengojnë shtatzaninë), ilaçet me progesteron, qetësuesit e ndryshë (analgjezik ) ,ilaçet zbrazës së urinës (diuretik) dhe nëse mjekja ose mjeku juaj e sheh të nevojshëme mund të përdoren edhe antidepresues të lehtë.
Ky problem megjithëse është një problem gjinekologjik përsëri për kurimin e tij mund të konsultoheni edhe me një psikolog pasi siç e theksuam shenjt janë mjaft të larmishme dhe u interesojnë shumë fushave të mjekësisë.
Dieta. Një dietë e rregullt dhe e pasur me karbonhidrate .Edhe vitaminat E, B6 dhe 1000gr Ca/ditë (kalçium), selenium janë të dobishme.
Selenium: Vaj luledielli, gjoks pule, vezë, patate etj.
Kalçium: Qumësht dhe produktet e tij, perimet me gjethe jeshile, sallaturinat, fistiqet, fiku i thatë, frutat e thara etj.
Vitamina B: Fasule, arra, bajame, fistiqe, qiqra etj.

Ushtrime aerobike. Në mënyrë të rregullt 4 herë në javë nga 30 minuta. Bëni një gjumë të rregullt.
Largohuni prej alkolit, duhanit, pijeve me gaz si koka-kola dhe kafesë sepse përmbajnë kafeine (kujdes kafeina gjendet edhe tek disa qetësues ). Largohuni prej kripës së tepërt dhe ëmbëlsirave të tepërta. Rrisni konsumimin e frutave, perimeve dhe peshkut. Mos e përdorni shumë mishin.

Operacion. Është zgjidhja e fundit që nuk këshilllohet veçse tek ato gra që kanë ankesa të papërballueshme dhe që nuk duan të bëjnë më fëmijë.

KOMENTE