English

Emigrantët shqiptarë në Greqi, kujdes me toponiminë në pashaporta pasi mund të mos kaloni kufirin

Sipas burimeve nga doganat greke në kufij me Shqipërinë vjen dhe një informacion për të gjithë emigrantët:

Lajmërim: Të gjithë Emigrantët familjarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi dhe dhëshirojnë të kalojnë pushimet në Shqipëri bashkë me femijët e tyre duhet të kenë kujdes me toponiminë në pashaporta.

Lejohen të kalojnë doganën vetëm ata persona që në pashaportë është shkruar (Lindur: Athina) dhe jo Athinë kjo vlen dhe për qytet e tjera të Greqisë (SHEMBULL Kalkidha lejohet, Kalkidhë nuk lejohet)
(SHEMBULL TJETËR...LARISA LEJOHET TË KALOJË DOGANËN, LARISË NUK LEJOHET DHE KËSHTU ME RADHË PRA ÇDO QYTET APO FSHAT APO PREFEKTURË QË SHKRONJA E FUNDIT MBARON ME (Ë) NUK LEJOHET TË KALOJË DOGANËN...FJALA GREQI E SHKRUAJTUR NË PASHAPORTË TASHMË NUK PËRBËN MË ASNJË PENGESË ) Udhëtim të këndëshëm!

KOMENTE