English

Niagara mbulohet me petkun blu, për ardhjen në jetë të Princit të Kembrixhit

Për lindjen e djalit të familjes mbretërore është festuar pothuajse një rreze botërore.

Jo vetëm Britania e cila kishte pushtuar rrugët që të çonin te pallati mbretëror dhe te spitali ku Princi i Kembrixhit erdhi në jetë por dhe Amerika dhe Kanadaja kishin shprehur në mjaft fusha gëzimin për ardhjen në jetë të fëmijës së çiftit mbretëror.

Më e spikatura dhe që kishte rënë në sy të vizitorëve ishte mbulimi i ujvarës së Niagarës me një petk blu që simbolizon seksin mashkull e realizuar përmes efektit të dritave.
CNN, ABC News, National Public Radio, The New York Times, ishin disa prej mediave që përcillnin çdo moment entuziazmi direkt nga Britania.

KOMENTE