Një studim i ri shkencor ekskluzivisht transmetuar nga BBC tregon se mjekimi me Thalidomide është ende duke shkaktuar defekte lindjeje në Brazil sot. Mjekimi ka qenë dhënë për njerëzit që vuajnë nga lebra për të lehtësuar disa nga simptomat e tyre, dhe disa gra e kanë marrë atë edhe pse ishin në dijeni të rreziqeve qe sillte kur ishin shtatzënë.
Thalidomide u tregtua per here të parë në fund të viteve 1950 si një qetësues. Ajo u jepej grave shtatzëna për të ndihmuar ato nga dhimbjet qe në mëngjes - por ajo ka dëmtuar foshnjat në mitër, duke kufizuar rritjen e kraheve dhe këmbëve.
Rreth dhjetë mijë foshnja Thalidomide janë lindur në të gjithë botën deri kur ky mjekim u tërhoq në fillim të viteve 1960. Në shumicën e vendeve fëmijët Thalidomide, tani në te 50-at tyre, nuk kane femije.
Por në Brazil u ri-licencua perseri në vitin 1965 si një trajtim për lezione të lëkurës, një nga komplikimet e lebrës.
Lebra është më e përhapur në Brazil se në çdo vend tjetër me përjashtim të Indisë. Më shumë se 30.000 raste të reja janë diagnostikuar çdo vit - dhe miliona pilula Thalidomide janë shpërndare.
Studjuesit thonë tani se 100 fëmijë brazilianë kanë lëndime tamam si ato të shkaktuara nga Thalidomide.
"Një tragjedi që po ndodh në Brazil ... kjo është një sindromë e cila është plotësisht e shmangshme," thotë Dr Lavinia Schuler-Faccini, një profesor në Universidade Federale e Rio Grande do Sul.
Por perfaqesuesit shteterore, mjekët dhe te semuret me lebra thonë se mjekimi është me rëndësi jetike. Ata besojnë se përfitimet jane më shumë se rreziqet.