Lexojeni dhe të kini kujdes. Është nje ankese shume e forte mbi klinikat estetike dhe skemen bashkepunuese bankare qe duhet t'ju terheqe vemendjen te gjitheve mbi nje sistem grabites, e cila vjen nga një qytetar i cili ka dashur ta ndajë eksperiencën e tij me të gjithë.
"Shkova për një konsultë për kryerjen e një ndërhyrjeje kirurgjikale tek një Klinikë Italiane pranë Zogut të Zi. Më pritën shumë mirë dhe mbeta e kënaqur me çmimin që më dhanë (3 000 euro për heqje dhjami). Pyeta mbi kostot shtesë dhe më thanë që kjo ishte kostoja përfundimtare. Përcaktova datën e operacionit, nga mesi I qershorit, ndërsa Klinika me lidhi edhe me bankën e cila do të financonte shpenzimet.
Të nesërmen bëra një aplikim të banka dhe u ktheva sërish në klinikë për të përcaktuar detajet e operacionit si vendi, doktorët, lloji I ndërhyrjes, këshillat, analizat etj. Fillimisht më thanë që duhet të bëj disa analiza që kushtonin 140 euro tek një spital tjetër privat. I pyeta nëse mund ti bëj në vend tjetër për më pak shpenzim, por ata me deklaruan se kanë kontratë me këtë spital dhe nuk pranojnë laboratorë të tjerë.
Gjatë diskutimit I pyeta se ku duhej të paraqitesha ditën e operacionit dhe ata më thanë se nuk duhej të vija në klinikë, por tek një tjetër spital privat në Tiranë (Spitali Amerikan). U çudita pak, por mjeku më tha se s’ka asnjë problem, sepse ata merrnin me qira sallën e operacionit të këtij spitali. Ndërkohë, më shpjeguan se pasi të kisha mbyllur operacionin, për të paktën gjashtë javë, duhej të shkoja për masazhe ekstra tek një qendër tjetër estetike në Tiranë (Magic Center), edhe kjo e kontraktuar nga klinika në fjalë, pasi as këtë shërbim nuk e ofronin. Shpenzimet do të mbuloheshin sërish nga unë.
Si përfundim, pasi pash të gjithë këto mospërputhje, delegim sa aty dhe këtu, marrje me qira të ambienteve dhe për me tepër, lajlelujleve në zyrë, shtim të mëtejshëm të kostos fillestare, vendosa të tërhiqem nga bërja e këtij operacioni. Tashmë nuk bëhëj më fjalë vetë për kostot, por mendova se nuk mund t’i dorëzoj trupin disave që prezantojnë vetëm zyra të foto të bukura, ndërkohë që të gjithë shërbimet I marrin nga të tjerët. Nuk kanë asnjë gjë te tyren. Nuk kanë asgjë për të humbur.
Të nesërmen u paraqita në bankë dhe I kërkova që të anulohet aplikimi për kredi. Por nuk ishte e thënë të mbaronte me kaq. Si për çudi me këto bankat tona, sipas tyre kredia ishte miratuar brenda 24 orëve (as 24 orë jo sepse unë aplikimin e bëra pasditë dhe kërkesën për anulim e bëra të nesërmen paraditë) dhe se mund të tërhiqesha vetëm nëse pranoja të paguaja një gjobë prej 3 % të shumës së kontratës. Pranova menjëherë pasi e njihja si praktikë një gjë të tillë.
Pagova 3 % e shumës dhe I thashë punonjëses së bankës të lutem ma mbyll kontratën. Pasi iku për pak minuta tek shefi me tha se unë duhej të paguaja edhe interesin total të kredisë për shkak se isha tërhequr. Pas një debati prej dy orësh u detyrova të paguaja edhe shumën tjetër (rreth 100 euro), veç të ikja një orë e më parë nga kthetrat e një sistemi vjedhës të ngritur nga profesionistë të kësaj pune. Në total, tentativa për një operacion më kushtoi rreth 290 euro (140 euro analizat + 47 euro mbyllja e kontratës para kohe + 100 euro interesi I kredisë). Po e publikoj historinë time me qëllim që t’i bëj apel të tjerëve që të kenë kujdes kur zgjedhin ku të marrin shërbime të tilla. Pyesni me kujdes, interesohuni për detajet dhe mos u mjaftoni me fotot e bukura në faqen e internetit dhe emisioneve që publikojnë në media. Ata bëjnë para me ca shërbime të marra aty këtu, trupi mbetet I juaji.
Faleminderit për durimin! "|