English

Pse nuk bini nga pesha ? Arsyeja

PhD Vinela Refugjati - Mbasi kemi ngrënë, ushqimi është shndëruar në glukozë (sheqeri në gjak), burimi kryesor i energjisë për trupin. Kur gjaku kalon në pankreas, ky organ njeh nivelet e larta të glukozës dhe çliron insulinën, hormonin që lejon qelizat e trupit të përdorin glukozën. Qelizat janë të pajisura me receptorë për insulinën që e lejojnë glukozën të futet brenda ku ato mund ta përdorin atë për nevojat e tyre ose ta depozitojnë si një burim energjie në të ardhmen.

Për disa njerëz ky sistem ka ndryshuar.

Receptorët e qelizave për insulinën kanë ndaluar së njohuri insulinën që do të thotë se qelizat nuk mund të marrin glukozën. Ndërkohë që nivelet e glukozës në gjak rriten, pankreasi prodhon edhe pak insulinë si kundërpërgjigje.

Qelizat janë të uritura sepse karburanti që u nevojitet nuk po përthithet nga receptorët e qelizave.

Cila është përgjigjja e trupit në këto raste?

Ai fillon të përdorë depot e energjisë - yndyrnat. Çdo sasi glukozë që nuk përthithet nga qeliza shkon drejt dhe në depot e energjisë-më shumë yndyrna.

Ju nuk mund të humbisni peshë pasi trupi juaj po punon për të mbijetuar. gjithë ky proçes zhvillohet ngadalë gjatë viteve.

Çfarë shkaktohet në fillim?

Ekspertët besojnë se për shumë njerëz problemi vjen si pasojë e një diete të mbingarkuar me karbohidrate të thjeshta-bukë, makarona, pica, pasta, patate të skuqura dhe produkte të tjera të proçesuara, pije të ëmbëlsuara, shurup misri, niseshte dhe sheqerna të tjera të cilat treten shpejt- dieta tipike perëndimore.

I përballur në mënyrë të vazhdueshme me burime energjitike që treten shpejt, pankreasi vazhdon të prodhojë insulinë për të futur energjinë në qeliza, por qelizat e trullosura në fund thonë MJAFT dhe nuk i kushtojnë më vëmendje.

KOMENTE