Te dashur miq, nje lajm i mire vjen per Shqiperine nga Kaskada e Devollit. Kompania norvegjeze Statkraft, njeshi ne bote ne ndertimin e hidrocentraleve e qe ka marre me koncesion ndertimin e tre hidrocentraleve ne kete kaskade, ka porositur 6 turbinat e hidrocentraleve te Kaskades se Devollit me nje vlere 100 milione euro tek kompania franceze Alstom dhe kjo, lider boteror ne prodhimin e turbinave. Ky eshte nje hap tjeter madhor ne ndertimin e Kaskades se Devollit nje investim ne teresi prej rreth 1 miliard euro pra investimi me i madh qe eshte bere ndonjehere ne Shqiperi.
Ndertimi i Kaskades se Devollit filloi me dt 13 maj 2013. Ata qe e quajten mashtrim elektoral te kerkojne ndjese. Ajo do te punesoje direkt dhe indirekt mbi 5 mije vete ne njeren nga zonat me te varfera te vendit. Me perfundimin e kesaj vepre shtohet me 700 GWh prodhimi vjetor i energjise elektrike ne vend. Ky zhvillim eshte nje deshmi tjeter madhore e suksesit te qeverisjes se PD ne terheqjen e investimeve te huaja dhe projektin e tone Shqiperia vend i zhvilluar, lider ne prodhimin e energjise se rinovueshme ne rajon dhe me gjere".