Si pasojë e kushteve të rënda ekonomike një emigrant shqiptar në Itali, i martuar, baba i tre fëmijëve studentë, i ka vënë zjarrin vetes.
Hysni Daci jetonte bashkë me familjen e tij në Saltara Itali.
Mediat italiane, bëjnë të ditur se shqiptari ishte pushuar nga puna para një viti, si rezultat i një shkurtimi stafi në vendin ku ishte i punësuar. Kjo ia ka rënduar së tepërmi gjendjen psikologjike, aq sa e ka çuar në aktin e vetëvrasjes dy herë. Mediat italiane bëjnë të ditur se shqiptari kishte tentuar të vriste veten edhe dimrin e kaluar.
Dje pasdite, 50-vjeçari ka përsëritur aktin ekstrem. Ai ka parkuar makinën në një rrugë kryesore në Barchi, ka dalë nga makina dhe në një park ka spërkatur veten me benzinë dhe ka vënë zjarrin vetes