Faktorët që ndikojnë janë:
Grupi i gjakut
Njerëzit me grup gjaku 0 janë 2 herë më të pëlqyer se njerëzit me grup gjaku A, ndërsa njërëzit me grup gjaku B janë midis.
Në bazë të geneve rreth 85% e njerëzve sekretojnë një sinjake kimike nëpërmjet lëkurës së tyre që tregon se cilin grup gjaku kanë, ndërkohë që vetëm 15% nuk sekretojnë sinjale kimike. Mushkonjat preferojnë më shumë ata persona të cilët sekretojnë sinjale kimike.
Dioksidi i karbonit
Njerëzit e shëndoshë që nxjerin më shumë dioksid karboni janë më të preferuar për mushkonjat.
Stërvitja dhe metabolizmi
Mushkonjat tërhiqen më shumë nga njerëzit me temperaturë të lartë trupore dhe nga acidi laktik, acidi urik, amonjak dhe substanca të tjera që sekretohen nëpërmjet djersës.
Bakteret e lëkurës
Prezenca e baktereve të ndryshme në lëkurë e bëjnë atë më tërheqëse për mushkonjat, por prezenca e disa llojeve të baktereve të shpërndara në vende të ndryshme e bëjnë lëkurën më pak të preferueshmë nga mushkonjat. Kjo gjithashtu mund të jetë arsyeja pse mushkonjat janë veçanërisht të prirura për të kafshuar kyçet e këmbëve dhe këmbët tona, pasi kanë koloni bakteriale të njëjta.
Birra
Vetëm një sasi e vogël birre mund t’ju bëjë më tërheqës për insektet.
Edhe pse hulumtuesit besonin se për shkak se pirja rrit sasinë e etanolit të nxjerrë në djersë, ose sepse ajo rrit temperaturën e trupit, asnjëra prej këtyre faktorëve nuk u vërtetua të kishte lidhje me afrimin e mushkonjave, duke e bërë afinitetin e tyre për njerëzit që pinë birrë një mister.
Shtatëzania
Shtatëzani i tërheë mushkonjat gat dy herë më shumë se gjendjet normale pasi nxjerin 21% më shumë dioksid karboni dhe temperatura trupore është më e lartë.
Ngjyra e veshjeve
Ngjyra e kuqe, e zezë, blu mund tju bëjnë më të gjetshëm për mushkonjat.
Faktorët gjenetikë
Grupi i gjakut, metabolizmi, etj faktorë të cilët ne nuk jemi ne gjendje ti ndryshojmë.
Ajo çfarë mund të ndryshojmë ne, është krijimi i një ambienti më të pastër dhe dezinsektimi i ambienteve me produkte me toksicitet të ulët për ne dhe mjedisin.
Besojani shëndetin tuaj Grifin.
Kontakt
Adresa: Selitë, Kodra e Diellit, Tiranë
Cel : +355 66 60 666 79/ +355 69 27 211 74
E-mail: grifin.albania@gmail.com
Web: http://grifin.webs.com/