Burime jo zyrtare na thone se dicka e çuditshme po ndodh ne Gramsh!
Ka disa dite qe ne vendin e quajtur Mali i Vinës, pak kilometra mbi qytetin e Gramshit, kane ngritur nje kamp pune disa italian, me preteksin se kerkojne per gjurme nafte. Cdo 10 minuta siper qiellit kalojne helikopter me ngarkesa te cuditshme si kuti metalike te mbyllura, per kete njerzit jane bere kureshtare dhe pyesin veten, a jane me te vertet kerkime per nafte?
Dyshimet me shume i shtojne dhe fshehtesia apo mungesa e informacionit qe te huajt apo dhe pushteti lokal nuk shperndan per vendasit, qe kane plotesisht te drejten e informimit, te kuptojne c'po ndodhe ne territorin e tyre. Historise i hidhet me teper hije dyshimi per faktin e disa gojdhenave, jo shume te vjetra, se ne ate mal vite perpara eshte fshehur flori, nje sasi e konsiderueshme floriri, qe shume kane kerkuar, te huaj vendas dhe shume dyshojne qe vendi eshte pikerisht ne nje nder guvat e atij mali por asnje nuk ka patur nje ide te sakte per vend-ndodhjen. Ideja qe tani mund te jete gjetur ai flori dhe se aktualisht eshte duke u terhequr, e arsyeton fakti se helikopteret qe shkojne siper kane kuti metalike, gje qe nese do germohej per naft nuk do hynin ne pune ato kuti qe vijne e kalojne siper Gramshit cdo 10-15 min. Asnje vendas nuk lejohet te afrohet rreth vendit ku jane bere germime dhe i ngjan nje kantieri ndertimi. Nafta nuk gjendet neper male, kjo i ve kapakun dyshimeve qe atje nuk germohet per nafte, edhe nese germohej per nafte, pse nje firme e huaj duhet ta bente kete? Asnje medie nuk ka folur per kete. Vendosa tjua dergoj juve kete lajm sepse shpresoj te levizni guret per ne instancat me te larta mediatike. Ndoshta po shfrytezohet dhe periudha e tranzicionit te pushteteve tani qe mos te kuptohet se cila qeveri e pati fajin.