Tre persona janë vrarë më armë zjarri mesditën e sotme në një plazh privat në bregdetin e Vlorës.
Ngjarja e rëndë është shënuar në vendin e quajtur Kalaja, pranë Ujit të Ftohtë ku një person ka hapur zjarr me kallashnikov dhe për pasojë kanë gjetur vdekjen 3 persona.
Sipas informacioneve më të fundit viktimat janë:
Ermal Sokol Isufi nga Fieri,
Diana Ademi, 53 vjeçe si dhe 17-vjeçari Serdi Bajlozi nga Prrenjasi, të cilët janë dërguar në morgun e spitalit të Vlorës.