English

Aksident në Itali. 38 të vdekur, mes tyre dhe fëmijë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në një mbikalim në Italinë jugore duke lënë të paktën 38 persona të vdekur, kanë thënë shërbimet e shpëtimit.

Autobusi ka goditur disa automjete përpara se të përmbysej poshtë në një lartësi të lartë dhe një shpat të pjerrët pranë qytetit Avellino, në rajonin e Kampanias.

Së paku 10 persona janë plagosur, disa prej tyre rëndë, raportojnë mediat italiane.

Shkaku i aksidentit nuk është e qartë.

“Mbesa më tregoi se shpërtheu goma e majtë. Shoferi u mundua të mbante kontrollin, por nuk ia arriti dhe autobusi ra në humnerë”, thotë Vincenzo Rusciano, xhaxhai i një vajze të mbijetuar.

Autobusi po kthehej nga një ekskursion 3-ditor dhe në bord ka pasur 50 persona, duke përfshirë fëmijë. Edhe shoferi thuhet se është në mesin e të vdekurve.

"Situata është kritike," i tha një zjarrfikës televizionit italian.

"Njerëzit tanë janë duke punuar për të shpëtuar sa më shumë jetë të jetë e mundur."

Një zëdhënës i policisë i tha agjencisë franceze të lajmeve AFP se numri i viktimave ende nuk mund të konfirmohet.

"Ne jemi ende duke tërhequr njerëz nga automjeti," tha ai.

Ai shtoi se autostrada Napoli-Bari u mbyll për shkak të aksidentit.

Raportet thonë se autobusi ra në një lartësi prej 30m (98ft). Të plagosurit janë dërguar në spitalet Avellino, Salerno dhe Nola, tha Ansa.

KOMENTE