English

Djali qëllon babain dhe vëllain. Nuk deshte të shkonte në punë

Dhuna në familje vazhdon të mos njohë kufij. Raste të ndryshme raportohen nga çdo cep i vendit por rezultati është mjaft negativ dhe tepër anormal: qëllohet për vdekje babai, gruaja, apo fëmija vret babanë etj.

Një rast tjetër ku djali 32 vjeçar qëllon babain dhe vëllanë e tij ka ndodhur në lagjen Kovaçe të Krujës, ku Mirgen Emini ka plagosur dy pjesëtarët e familjes së tij.

Ai ka plagosur me thikë të dy pjestarët pas një konflikti. Forcat policore kanë arritur ta arrestojnë pak minuta pas ngjarjes, nën akuzën e plagosjes me dashje.

Motivet kanë qënë tepër banale, pasi babai 55-vjeçar i kërkonte djalit të tij të shkonte në punë dhe ky i fundit kundërshtonte. Në debat është përfshirë edhe djali më i vogël, 24 vjeç. Të dy të dëmtuarit janë jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë në Tiranë si shkak i një konflikti për pronën ku 22 vjeçari me mjete prerëse ka ushtruar dhunë ndaj xhaxhait dhe hallës së tij.

KOMENTE