English

Terminal i ri për aeroportin e Prishtinës

Tashmë dhe aeroporti i Prishtinës do të ketë një terminal të ri i cili do të ketë një kapacitet prej 3.2 milion udhëtarësh në vit.

“Është një zgjerim i kapaciteteve dhe jam i sigurtë që qeveria është e kënaqur me këtë. Ne po investojmë më shumë se sa është parashikuar. Jam shumë i kënaqur me zmadhimin e aeroportit. Kostoja e investimeve në këtë terminal është rreth 130 milionë euro dhe kapaciteti i aeroportit është 3.2 milionë udhëtarë në vit. Aeroporti i Shkupit nuk do të jetë edhe aq atraktiv për qytetarët kosovarë, për arsye se së paku duhen dy orë për të udhëtuar atje dhe për të kaluar kufirin. Ne jemi të gatshëm për çfarëdo lloj konkurrence dhe besoj që aeroporti ynë do të ofrojë shërbime shumë më të mira se të gjitha aeroportet tjera të rajonit”, ka sqaruar Koktur”, ka deklaruar Haldon Koktur, shef i projektit.

KOMENTE