English

Silvio Berluskoni dënohet me 4 vjet burg, por asnjë ditë nuk do kalojë atje

Silvio Berluskoni dënohet për evazion fiskal që lidhet me çështjen “Mediaset”.

Gjykata e Lartë në Itali la në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit të Milanos që e dënon me 4 vite burg.

Por për shkak të moshës mbi 70-vjeç Berluskoni përfiton dhe llogaritë dalin se ai nuk do të bëjë asnjë ditë burg por vetëm arrest shtëpie.
Pasi 3 nga nga katër vitet e dënimit i falen në bazë të uljes së dënimeve të dekretuar në 2006-ën dhe vetëm viti i fundit do kalohet në arrest shtëpie.

Ky është dënimi i parë i bindshëm edhe pse rreth tij vërtiten rreth 30 çështje gjyqësore me shumllojshmëri akuzash.

Presidenti italian Giorgio Napolitano, lëshoi ​​një deklaratë, pas vendimit të gjykatës, duke i kërkuar popullit të qëndrojnë të qetë.

"Vendi ka nevojë për të rizbuluar qetësi dhe kohezionin në çështje jetike të rëndësishme institucionale, të cilat për shumë kohë shihen të ndara dhe të paafta për të kryer reformat," tha ai.

Ai u etiketua "autori i një sistemi të tërë të mashtrimit të taksave".

KOMENTE