Ankohen per krijim zhurme nga seksi dhe i degjohet e drejta, ndersa ne vendin tone te bukur nuk arrijme te fleme pasi zhurmat e lokaleve apo kafeneve poshte pallateve nuk ndalen edhe pse policia bashkiake i ka paralajmeruar.Si duhet te veprojme?
Ndersa një 31-vjeçare në Middlesbrough të Anglisë ka marrë një gjobë prej 1000 paundësh nga gjykata, pasi akuzohet se ka prishur qetësinë e fqinjëve, madje iu ka shkaktuar stres e net të tëra pa gjumë, gjatë kohës kur kryente marrëdhënie seksuale, shkruan Mirror. Mësohet se gruaja jeton vetëm, ndërsa është edhe nënë e një fëmije.
Gemma Walker u regjistrua nga fqinjët e saj, plot 6 herë teksa i shqetësonte me ulërima, të bërtitura, të shara e muzikë të lartë, në orët e vona të natës. Fqinjët e saj kanë argumentuar në gjykatë se të gjitha ‘zhurmat e turpshme’ vinin nga tarraca e shtëpisë së saj.
Fqinjët Ian Nicholls dhe gruaja e tij Susan kanë pohuar se kjo situatë zgjaste prej kohësh dhe për ta ishte bërë e padurueshme.
Nicholls, 56 vjeç, tha se "Të gjithë mund të bëjnë zhurmë në ato kushte, por kjo ishte shumë më tepër më besoni. Nuk është thjesht ai zëri i lartë që vjen nga dera tjetër, ajo ishte si një zhurmë rakete që po na prishte gjithçka, madje në çdo orar të ditës, jo vetëm natën”.
Gjykata ka vendosur ta shpallë të papranueshme sjelljen e 31-vjeçares duke e gjobitur fillimisht. Nëse ajo nuk ndryshon sjelle, masa të tjera pritet të merren, në bazë të ligjeve.