English

Dritan Dajti "planifikon" të arratiset nga burgu 313

Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, një grup i forcave speciale të RENEA-s është dislokuar në ambientet e brendshme të burgut 313 në Tiranë. Kjo pasi është marrë një informacioni se i burgosuri i shumëpërfolur, Dritan Dajti planifikon të arratiset, raporton shekulli online.

Mësohet se forcat e RENEA-s, qëndrojnë në ambientet e brendshme të burgut 313 prej 20 ditësh, pasi Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm ishte njoftuar se Dajti kishte planifikuar të arratisjen që prej muajit korrik.

Forcat speciale RENEA me tre turne janë dislokuar në ambientet e brendshme të burgut të sigurisë së lartë 313, ku qëndrojnë kryesisht në oborrin e burgut me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë. Burgu 313 konsiderohet si një prej burgjeve më të sigurt në vend, ku vuan dënimin Dritan Dajti prej vitit 2009, i akuzuar për vrasjen e 4 policëve në gusht të 2009-ës..

KOMENTE