Pas ftesës së emisionit “Hard Talk” në BBC, kryeministri i zgjedhur Edi Rama u ftua nga një tjetër media e rëndësishme ndërkombëtare, CNN-i turk, ku ai u intervistua mesditën e së premtes nga drejtoresha e lajmeve ndërkombëtare e këtij televizioni në Stamboll.
Biseda u foksua tek qeveria e re që nis punën në shtator, në reformat që ajo do të ndërmarrë, por edhe për vitet e punës së zoti Rama si kryetar i Bashkisë së Tiranës për 3 mandate.
Rama deklaroi se Partia Socialiste ka një projekt ambicioz për transformimin e Shqipërisë. Ai theksoi se bashkë me Italinë dhe Greqinë, Turqia do të jetë partner strategjik i Shqipërisë në fushat kryesore.
Ndërkohë, të shtunën në orën 14.30 me orën lokale, Rama do të takojë kryeministrin e Turqisë, Recep Taip Erdogan, takimi i dytë brenda një kohe të shkurtër.
Intervista e zotit Rama në CNN-in turk do të pasqyrohet më gjerësisht pas edicionit qendror të lajmeve në Top Channel, në orën 19.30.