English

Fituesit e Konkursit të Gazetarisë LGBT

Të premten, më 26 korrik, në një ceremoni në ambasadën e SHBA, Shefja e Zyrës së Marrdhënieve me Publikun Betsy Lewis prezantoi çmimet për tre fituesit kryesor të Konkursit të Gazetarisë për Çështjet LGBT, një projekt i iniciuar nga Ambasada Pink, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane. Ajo falenderoi anëtarët e Ambasadës Pink për rolin e tyre në organizimin e konkursit, i hartuar për të vënë në pah shkrimin më të mirë në lidhje me çështjet LGBT në Shqipëri. Projekti, i financuar nga Zyra për Marrëdhëniet me Publikun, përfshinte edhe një trajnim dy-ditor për gazetarët, në Institutin Shqiptar të Medias, mbi raportimin rreth çështjeve të LGBT.

Në ceremoni, pjesëmarrësit patën mundësinë që shkurtimisht të takohen me ambasadorin Arvizu, i cili i uroi fituesit dhe aktivistët LGBT për kontributin dhe angazhimin e tyre për këtë çështje të të rëndësishme të të drejtave të njeriut. Ata shprehën mirënjohjen e tyre për mbështetjen e vazhdueshme të Ambasadës.

KOMENTE