Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e sotme në Korçë. Ngjarja ka ndodhur në aksin Korçës - Dishnicë. Viktima raportohet se është Gentian Beshiri.
Përplasja e automjetit ka qenë shumë e fortë me bordurat anësore të rrugës, çfarë ka bërë të pamundur nxjerrjen e trupit të viktimës. Policia kërkoi ndihmën e zjarrfikësve për nxjerrjen e trupit të pajetë nga makina.
Në momentin e aksidentin bashkë me 26 vjecarin ndodhej në makinë dhe daja i të riut,Ismail Gjini dhe nje femije, te cilet kane mbetur te plagosur. Ndërkaq uniformat blu kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.