English

Burri vret gruan dhe më pas veten. (VIDEO)

Një tjetër grua, nënë e dy fëmijëve humb jetën nga dora vrasëse e bashkëshortit të saj.

Pas 25 vitesh martesë çifti Jazxhiu në Tiranë gjejnë zgjidhjen e sigurtë, vdekjen e tyre duke lënë pas dy fëmijë.

Edmir Jazxhiu, 51 vjeç qëlloi për vdekje me pistoletë bashkëshorten e tij, Dallëndyshen e më pas i dha fund jetës me të njëjtën armë.

Në momentet e fundit përpara krimit burri ishte parë në një lokal pranë lagjes. Ajo që dihet zyrtarisht është një kërkesë e Dallëndyshes drejtuar gjykatës pas kërkesës së saj për urdhër-mbrojtjeje dhe pushimi i çështjes nga gjykata pasi 50-vjeçarja ishte tërhequr nga kërkesa e saj.

“E njihja, ishte alamet burri. S’kishin asnjë problem. Alamet gruaje e alamet burri. Jam tromaksur kur e mora vesh. Ajo punonte këtu, shkonin shumë mirë”, tregon një banore

“Dallëndyshja nuk shqetësohej ndonjëherë. Unë nuk di të kenë pasur ndonjë problematikë në çift. Ekonomia mbase ka ndikuar, por me të dëgjuar e kam”, shprehet një tjetër.

Sipas të dhënave, Edmir Jazxhiu shpesh konsumonte alkool në një kohë kur së fundmi në familjen e tyre kishin filluar mosmarrëveshjet për shkaqe ekonomike.

Banorët thanë se për shkak të dhunës, gruaja largohej nga banesa duke u strehuar tek disa të afërm të saj, por më pas kthehej sërish duke e falur bashkëshortin, falje e cila pas tërheqjes nga kërkesa për urdhër-mbrojtjeje duket se i mori jetën nënës së dy fëmijëve.
1850

KOMENTE