English

Kapet përdhunuesi i 11 fëmijëve

Një përdhunues i fëmijëve spanjollë i cili ishte liruar nga dënimi 30 vjeçar prej gjykatës marokiene është arrestuar në Spanjë, thonë zyrtarët.

Daniel Galvan Vina, i cili kishte qenë i liruar si pjesë e një falje të gjerë mbretërore, u arrestua në Murcia, tha policia.

Zyrtarët marokienë thanë se lirimi i tij ishte një gabim, dhe Mbreti Mohammed kishte qenë në dijeni të natyrës së krimeve të tij.

Galvan, u dënua për përdhunimin e 11 fëmijëve, të moshës 4 dhe 15 vjeç.

Ai u dënua me 30 vjet burg në shtator 2011.

KOMENTE