English

Lamtumirë botox, tashmë frotox, mënyra më e mirë për heqjen e rrudhave

Na daliim nga botoksi, frotox nuk përmban toksina dhe bakterie, por vetëm përdoret azoti i lëngshëm. Me atë, nervat dhe muskujt shokohen me ftohje dhe pastaj bllokohen për disa muaj, kurse si rezultat, keni më pak rrudha që shihen.

Iovera apo frotoks është gjenerata e re e tretmaneve antimoshë, i cili nuk përmban toksina, dhe vetëm ka përdorues nga bota e të famshmëve, mes të cilëve është edhe Nicole Kidman, Simon Coëell dhe Sharon Osbourne, shkruan Daily Mail.

Ekspertët tregojnë se si ai është më pak i dëmshëm, kurse më efikas se botoksi, kurse është krijuar në Kanada, në bazë të teknologjisë medicinale të quajtur myoscience. Për momentin trajton rrudhat horizontale dhe vertikale me injektimin e dy “plumbave” të ftohtë në fillim dhe në fund të rrudhës. Ky veprim zgjat 15 minuta dhe përfshin vendosjen e pajisjes së mbushur me azot të lëngshëm në afërsi të nervave të cilat kontrollojnë muskujt përgjegjës për paraqitjen e rrudhave.

Shoku i ftohtë intensiv i detyron ato nerva që të “vdesin” për disa muaj, dhe rezultati është më pak rrudha të dukshme. Duke u nisur nga fakti që tashmë është e mundur që në mënyrë precize të qëllohen rrudhat, pas tretmanit nuk mbetet më ajo dukja e fytyrës si e habitur, siç ka qenë rast me botoksin. Ky tretman bëhet në klinikat prestigjioze europiane për zbukurim, kurse për shkak të rritjes së kërkesës, pritet shtrirja e tij në të gjithë botën. Çmimi për një trajtim kushton rreth 350 euro.
Azoti në formë natyrale gjendet në trup, prandaj trajtimi nuk është aq invaziv sikur botoksimi. Gjithashtu, ky është një trajtim i shkëlqyeshëm kundër rrudhave për të gjithë atyre që i frikësohen gjilpërave, thotë dr. Raina Zarb Adami nga klinika britanike Aesthetic Virtue, e cila u ofron këtë shërbim klientëve.

KOMENTE