English

26 vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje

Ditën e djeshme në 11 gusht në dalje të lagjes Butel të Shkupit, në një situatë të paqartë është vrarë me armë në kokë dhe tru 26 vjeçari shqiptar Xhemaledin M.

Trupi i tij i pajetë u gjet nga një banore e fshatit Bërnjancë, i cili menjëherë ka alarmuar organet e rendit. Autoritetet policore theksojnë se nuk dinë se në ç`periudhë kohore ka ndodhur vrasja në në rrugën që lidh lagjen Butel me fshatin Mirkovc. Ekspertiza në vendin e ngjarjes ka nxjerrë gëzhoja plumbash si dhe gjurmë gjaku.

KOMENTE