Në brigjet e Suedisë dhe deri më tani asnjë peshk i tillë nuk ishte parë në ujërat evropiane.
Peshku i cili është mjaft i rrezikshëm për seksin mashkull, pasi ai kafshon testikujt e tyre...
Peshku Pacu, kushëriri i Piranjës është kapur në brigjet e Suedisë
Ky lloj peshku mund të rritet deri në 90 centimetra dhe peshon rreth 25 kilogramë. Ai ushqehet me arra, bimë ujore dhe kërmij.
Por, zakonin i tij është që të sulmojë organet gjenitale mashkullore. Një ekspert tha se Pacu nuk është i rrezikshëm për njerëzit, por një pickim i tij mund të shkaktojë probleme serioze.
“Ata kafshojnë sepse janë të uritur. Goja e tyre nuk është aq e madhe, kështu që ushqehen me arra, fruta dhe peshq të vegjël. Por, testikujt e meshkujve janë thjesht një objektiv natyral për t’i sulmuar”, shprehet eksperti Carl Henrik. Në Guinenë e Re, shumë incidente kanë ndodhur pikërisht nga ky lloj peshku, i cili ka kafshuar testikujt e njerëzve.