English

Pijet e gazuara dëmtojnë cilësinë e spermës te meshkujt

Meshkujt të cilët vazhdimisht konsumojnë pije me gaz kanë numër më të vogël të spermatozoideve, që lidhet edhe me gjasat më të mëdha për infertilitet, bëjnë të ditur disa studime daneze.

Në studim kanë marrë pjesë më shumë se 2500 meshkuj të moshës së re, te të cilët është analizuar lidhshmëria në mes të pijeve me gaz dhe kualitetit të spermës.

Rezultatet kanë treguar se grupi i personave që çdo ditë përdorin më shumë se tre litra lëngje të gazuara kanë rreth 30% numër më të pakët të spermatozoideve se sa meshkujt të cilët aspak nuk i përdorin ato.

Sipas autorëve, ende nuk është e qartë nëse këto rezultate janë pasojë e konsumimit të kofeinës së pranishme në këto lëngje, pasi vetë kafeja nuk ka çuar deri te dobësimi i spermës.

KOMENTE