Mjalti është lëng i trashë dhe i ëmbël me ngjyrë qelibari, që e bëjnë bletët nga nektari i luleve. Nektari është burimi kryesor i karbohidrateve të cilin bletët e shndrrojnë në sheqer, glukozë dhe fruktozë. Mjalti përmban mbi 15% ujë, bletët në zgjua e mbulojnë me dyll i cili e mbron nga lagështia dhe prishja. Mjalti gjithashtu përmban minerale, aminoacide, acide organike si p.sh acidi i thneglës, acidi i mollës, acidi i limonit dhe pigmente pastaj derivate të klorofilit dhe komplekse të vitaminës B. Mjalti i malit që ka ngjyrë të errët përmban 13 herë më shumë minerale se mjalti i luleve është i pasur me hekur. Vlera e mjaltës është, jo në sasinë e tepërt të sheqernave (76% karbohidratet) , por në efektet e tij biologjike, p.sh. mikroelemente, enzimat dhe fermentet. Thuaja në asnjë ushqim që ne e përdorim, nuk ka përbërje më biologjikisht të freskëta si në mjaltë. Bioefektet, enzimat dhe materiet eterike ruhen më se miri në mjaltë. Mjalti me ligje ndërkombëtare trajtohet si ushqim i zakonshëm, sidomos mjaltin e konsiderojnë si ëmbëlsire ose produkt me të cilën bëhen ëmbëlsirat shtëpiake ose industriale. Historia antike thotë se mjaltin e kanë përdorur zotat e atëhershëm ose njerëzit e shenjt dhe nënkupton ushqimin specifik dhe të rrallë, kurse filozofet e vjetër edhe inteligjenca njerëzore e kanë përdorur si ushqim delikates dhe si ushqim shërues. Nga historia mësojmë se mjalti është përdor si ushqim delikates, si ëmbëlsire dhe si ilaç. Në të vërtet, mjaltin mund ta përdorim si të duam e më e rëndësishmja është që në të kemi dobi nga ky produkt i mrekullueshëm.
Mjalti është prej kohës i njohur për veprimin e tij çudibërës dhe ndikimin pozitiv që ka në shëndetin tonë. Mirëpo, disa kërkime të kohëve të fundit kanë zbuluar të ashtuquajturin “super-mjaltë” i cili ka veprim shumë më të fuqishëm se ai i zakonshëm. Në fakt, “fuqia” e tij lidhet me shërimin e disa llojeve të plagëve dhe infeksioneve tek njerëzit. Testimet në një periudhë njëvjeçare i ka bërë një grup i shkencëtarëve amerikanë dhe pas shumë provave që janë bërë tek foshnjet, gratë gjidhënëse, pacientët me karcinom si dhe tek personat e moshuar, erdhën deri tek rezultatet mahnitëse.
Gratë të cilat kanë patur problem me infeksionet nga prerja cezariane, duke iu falënderuar këtij mjalti, janë shëruar për vetëm disa ditë, kurse periudha e njejtë e shërimit është nevojitur edhe tek personat të cilat kanë qenë me plagë dhe infeksione të shkaktuara nga pickimi i shumë insekteve. Ky lloj mjalti ka hasur në aprovim të menjëhershëm nga shumë organizata shëndetësore, mirëpo ende nuk mund të gjendet në tregun e lirë.