Sot qytetarët e Fierit kanë organizuar një protestë kundër thirrjeve antishqiptare të “Agimit të Artë” në Himarë. Mësohet se në shenjë hakmarrjeje ndaj “Agimit të Artë” që zotohet të “çlirojë” Himarën, protestuesit kanë veshur dy qen me flamurin grek duke i mbajtur të lidhur me zinxhir. Policia e Fierit ka shoqëruar në komisariat 10 persona, me pretendimin se protesta ka qenë e paligjshme.
Një ditë pas ceremonisë së zhvilluar në përkujtim të 3-vjetorit të vdekjes së Aristotel Gumës, zbardhen edhe deklaratat antishqiptare të përfaqësuesve të Agimit të Artë të cilet ishin të dielën në Himarë.
Prane varrit të Gumës, Kristoforos Tsankas deklaroi se Agimi i Arte nuk do te ikë nga Himare deri ne çlirimin e saj.
"Po them dy fjale ne emer ne komandantit tone, Nikos Mihaliakos, te kryesise dhe ne veçanti të të ngarkuarit per ceshtjet e helenizmit, Kristo Papa, i cili nuk mund te ndodhet ketu, pasi regjimi i jashteligjshem i Tiranes e ka shpallur ate 'non grata' per shkak te aktivitetit te tij patriotik. Por mendja e tij ndodhet ketu me ne. Poeti yne kombetar, Dhionisis Solomos ka shkruar: 'Mos valle kam gje tjeter ne mendjen time vec lirise dhe gjuhes?' Pikerisht kete kishte ne mendje edhe Aristotel Guma. Liri dhe gjuhe, ndaj dhe ra si hero. Vdekja e tij tragjike tregoi se me te vertete ai u tregua grek dhe vrasesit e tij tiranë. Eshte fati i grave te Himares te lindin heronj. Dhe eshte fati i kesaj toke qe te mbaje ne gjirin e saj trima. Si njerez na vjen keq per vdekjen e tij. Si greke ne mbajme ne zemrat tona kujtimin e tij, sepse vdekja e tij tregoi madheshtine e burrit. Kriminelet qe i hoqen jeten, nuk mund t'i perdhosin emrin, i cili do te mbetet i perjetshem. Ai humbi jeten per te fituar perjetesine. Zonja dhe zoterinj, Agimi i Artë nuk vjen ne Himare per te ikur. Bejme nderime mbi varrin e tij dhe premtojm se do te vazhdoje luften, deri ne momentin e çlirimit. Rrofte Kombi!"tha Tsankas.