Tashmë një libër i ri dhe mjaft i rëndësishëm vjen në duart e lexuesve. Për të gjithë ata që janë të apasionuar pas psikologjisë të shëndetit mendor, libri i autorit indian PhD. Greesh Sharma, është një ndihmë mjaft e madhe.
Indian Diaspora - Sfidat e Shëndetit Mendor & Zgjidhjet, shqyrton çështjet kolektive dhe komplekse të shëndetit mendor te më shumë se një miliard njerëz me origjinë indiane. Pavarësisht nga sukseset dhe arritjet e pamohueshme, ata ndajnë një dobësi kolektive që përballet me sfida politike, fetare dhe racore. Ndërsa në të njëjtën kohë paraqiten duke luftuar për të mbajtur mendjen e shëndoshë të tyre, identitetin dhe integritetin e familjes. Ky libër të udhëzon në zgjidhjen e disa prej këtyre problemeve.
Autori
Greesh C. Sharma u lind në Aligarh, India. Ai u diplomua nga Universiteti Agra, i specializuar në psikologjinë mjekësore në Institutin Kombëtar të Shëndetit Mendor dhe Shkencave Neurologjike. Ai morri titullin doktor në personality psychology, nga Universiteti Saugar.
Ai themeloi Institutin e parë indian të psikologjisë në vitin 1967. Ai ka dhënë ligjërata / seminare në vende të ndryshme në të gjithë globin dhe ka botuar artikuj të shumtë. Emigroi në SHBA në vitin 1970 ku që atëherë ka praktikuar profesionin e tij, si edhe duke qenë në stafin e dhjetra spitaleve dhe shtëpi pleqsh.
Për më shumë librin mund ta gjeni duke e blerë edhe online në adresën:
http://www.amazon.com/gp/product/0988651602/ref=cm_cr_ryp_prd_img_sol_0