English

Berisha: Bashkëpunëtorët e afërt të Mubarakut po rikthejnë me gjak dhe hekur regjimin e tyre barbar

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka bërë një postim në faqen e tij në Facebook lidhur me ngjarjet e fundit në Egjipt ku qindra qytetarë kanë humbur jetën.
"Te dashur miq, dite te zeza per popullin mik egjiptian. Junta ushtarake e Kajros kreu dy ditet e fundit nje masaker te vertete ndaj protestueseve paqesor. Kjo masaker, ne te cilen u egzekutuan qindra, e ndofta mijera protestues, deshmon fytyren e vertete te juntes puçiste qe u instalua ne Kajro pas permbysjes se presidentit te zgjedhur me voten e lire te qytetareve egjiptian. Keto zhvillime tragjike deshmojne se bashkepunetoret e afert te Mubarakut po rikthejne me gjak dhe hekur regjimin e tyre barbar.

Shqiptaret, qe kane tek egjiptianet nje komb mik, ndjekin me dhimbje dhe te shokuar zhvillimet ne kete vend.

Duke denuar me ashpersine me te madhe masakrat e juntes ushtarake te Kajros ndaj popullsise civile, qeveria shqiptare ben thirrje per nje qendrim nderkombetar te koordinuar te vendosur per te ndalur doren e masakres ndaj qytetareve nga gjeneralet puçist qe po zhysin vendin ne lufte civile dhe kaos si dhe per te rivendosur dialogun midis forcave politike kryesore te vendit."

KOMENTE